Kyresore » 2012 » Qershor » 12 » Gjermania e Portugalia rrezikojnë penalizim nga UEFA
1:04 AM
Gjermania e Portugalia rrezikojnë penalizim nga UEFA
Institucioni më i lartë i futbollit europian, UEFA, ka vendosur që të ndëshkoi dy skuadrat pjesëmarrëse në kampionatin që po zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë, për thyerje të rregullave në fushë e blertë. Në fakt nuk bëhet fjalë për shfaqje të koreve raciste, apo për veprime të ngjashme të tifozëve huliganë, por për një arsye krejt tjetër.Në raportin e vëzhguesve të ndeshjes Gjermani – Portugali 1-0 shkruhet se tifozët gjermanë kanë goditur me mbi 20 topa letre lojtarët e Portugalisë gjatë pjesës së parë, ndërsa këta të fundit u vonuan pa asnjë arsye në dhomat e zhveshjes para se të niste pjesa e dytë. Federatat e dy vendeve janë në pritje të mbledhjes së datës 14 qershor të komisionit të disiplinës së UEFA-s, për t’u njohur me masat ndëshkimore.Ndërkaq, ndëshkime pritet të marrë edhe federate ruse, për sjelljen e dhunshme të tifozëve të Rusisë me punonjësit e sigurisë së stadiumit Vroclav, në përfundim të takimit Rusi – Ceki 4-1.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus