Kyresore » 2012 » Qershor » 5 » Gjermania zbarkon në Polono, nis "Misioni 4"
1:58 PM
Gjermania zbarkon në Polono, nis "Misioni 4"
Futbollistët e kombëtares së Gjermanisë kanë zbarkuar në Poloni. Ata janë akomoduar në qytezën e Danzica, ku do të zhvillojnë stërvitjen dhe përgatitjet për finalet e "Euro 2012″. Hoteli luksoz me 5 yje, me emrin "Parku i ullirit", ka mirëpritur gjermanët dhe lojtarët kanë në dispozicion nga një dhomë më vete, ndërsa trajneri Joachim Loew një suitë gjigante. Çmimet e dhomave variojnë nga 80-145 euro. Por këtu fillojnë ethet e titullit! Në temperaturën 14 gradë, në prani të kantinës së verës dhe produkteve biologjike të ofruara nga hoteli, paneli gjerman ka të gjitha mundësitë për të realizuar objektivat. 
 "Misioni numër 4 ka filluar!". mE këtë moto i kanë hapur faqet e shtypit mediat gjermane, të cilat parashikojnë titullin e katërt të Gjermanisë në Europë. Trajneri Joachim Loew flet me superlativa pas mbërritjes në hotel dhe çel zyrtarisht të hapur misionin për titullin. "Danzica është një qytet shumë i bukur, me një natyrë të jashtëzakonshme. Uroj që të na sjellë fat. Për kampionët e 1972-it dhe 1996-ës flitet ende sot. Edhe ne duam të shkruajmë historinë, për të qenë të pavdekshëm në futbollin europian. Mendoj se këtu nis "Misioni 4" për ne", deklaroi trajneri i Gjermanisë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus