Kyresore » 2012 » Korrik » 4 » Gjermanisë i mungoi plani “B” në Evropian
10:11 PM
Gjermanisë i mungoi plani “B” në Evropian
Ish-portieri i Gjermanisë, Oliver Kahn, ka kritikuar ekipin kombëtar pas eliminimit në gjysmëfinalen e Euro 2012. "Die Mannschaft” pësoi disfatë 2-1 nga Italia, pasi kishte bërë disa ndryshime taktike, të cilat kanë zgjuar kritika të ashpra. Dhe, ish-numri 1 i Bayernit të Munichut beson se skuadra e Joachim Lowit u tregua naive dhe se është dashur të luante më mirë kundër italianëve. "Isha i befasuar nga humbja kundër Italisë”, deklaroi Kahn për "Die Welt”. Sidomos nga aspekti taktik. Nuk e di pse u përqendruam aq shumë te kundërshtari. Dhe e dyta, qëndrimi i futbollistëve. Kur ishim në disavantazh 1-0, pastaj 2-0, nuk më dukej se ekipi kishte një plan B. Futbollistët nuk dukeshin se ishin në gjendje të riktheheshin në lojë. Po ashtu guxonin të bënin gabime individuale në një nivel kaq të lartë”, shtoi ai. Gabimet në mbrojtje nga Matt Hummels dhe Holger Badstuber u shfrytëzuan nga sulmuesi italian Mario Balotelli, i cili shënoi të dy golat për Italinë. Në minutën e 92-të, Gjermania ngushtoi shifrat në 2-1 pas shënimit të Mesut Ozilit nga penalltia. Por, ishte vonë për një rikthim te gjermanëve. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus