Kyresore » 2012 » Prill » 2 » Goal.com parashikon ndeshjet e Ligës së Kampionëve
3:47 PM
Goal.com parashikon ndeshjet e Ligës së Kampionëve
Njëra ndër faqet më të mëdha sportive dhe me të popullarizuara në botë, Goal.com ka bërë parashikimin e tyre për ndeshjet kthyese të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.
Barcelona 3-1 AC Milan
Kris Voakes thotë…

Unë mendoj se Milani ka mjaftë forcë për të luajtur mirë në sulm dhe për të krijuar probleme në mbrojtjen e Barcelonës. Sidoqoftë unë pres se Lionel Messi do të shënojë gol në këtë takim, dhe Barcelona do të fitojë në fund këtë takim

Bayern Munich 3-0 Marseille
Clark Whitney thotë…

Bayerni ka pranuar vetëm dy gola në këtë sezon në Ligën e Kampionëve. Marseille nuk do të mund të bëj asgjë në sulm dhe do të jetë në duart e vendasve në këtë takim.

Chelsea 2-1 Benfica
Luis Mira thotë…

Në ndeshjen e parë Chelsea nuk ishte më e mirë por Benfica i mungoi eksperienca e Garayt. Në ndeshjen kthyese portugezët do të kenë edhe më shumë probleme në mbrojtje. Chelsae do të del fitues në këtë takim.

Real Madrid 7-0 APOEL
Ben Hayward thotë…

Reali arriti fitore të rrehatshme në Çipro mirëpo këtu pritet të shënojë shumë gola. Kjo ndeshje për APOEL do të jetë një ferr i vërtetë teksa pritet që ata të pranojnë shumë gola dhe të mos shënojnë asnjë.

Çka mendoni ju, si do të përfundojnë këto takime? Shprehuni në hapësirën për komente…
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus