Kyresore » 2012 » Prill » 8 » Granit Xhaka lojtar i Monchengladbachut?
5:12 PM
Granit Xhaka lojtar i Monchengladbachut?
Mesfushori i jashtëzakonshëm shqiptar, Granit Xhaka, besohet se ka pranuar ofertën e klubit gjerman, Borussia Monchengladbach dhe pritet që ai të kalojë në Bundesliga me të përfunduar sezoni. 19 vjeçari ka qenë ndër mesfushorët më të kërkuar gjatë janarit dhe pas paraqitjeve të mira në Ligën e Kampionëve ka tërhequr interesimin e shumë skuadrave evropiane, duke përfshirë dhe atë të Manchester United. Në janar, Baseli refuzoi një ofertë prej 7 milionë eurosh nga Hamburgu për shërbimet e Xhakës.Shuma e transferimit të Xhakës nuk është zbuluar, por besohet se do të jetë diku rreth 10 milionë euro, marrë parasysh 17.1 milionë eurot që Monchengladbach do t’i marrë nga shitja e Marco Reus te Dortmundi. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus