Kyresore » 2012 » Maj » 5 » Guardiola: Fillova duke kapur topat, iki si trajner!
10:39 PM
Guardiola: Fillova duke kapur topat, iki si trajner!
Pep Guardiola duket se po shijon në maksimum ditët e tij të fundit si trajner i Barcelonës dhe këtë e ka treguar edhe në konferencën për shtyp para derbit me Espanjol që do të luhet nesër.Pritet që "Kamp Nou” t’i bëjë një nderim triumfal teknikut katalanas për trofetë e shumtë që ka fituar në këto vite për klubin, por ky i fundit mendon se gjërat duhet të jenë spontane, nëse njerëzit do të vlerësojnë atë që ka bërë këto vite në klub.
"Shpresoj që njerëzit të reagojnë natyrshëm, ashtu siç ndodhi kundër Çelsit kur u eliminuam dhe të gjithë duartrokitën për të falënderuar përpjekjet e ekipit. Unë nuk i kam bërë gjërat që të më nderojnë apo të shkruaj emrin në histori”.

"Njerëzit vinin në stadium për të parë se çfarë mund t’u ofrojë ky klub dhe gjithmonë u kam thënë lojtarëve të bëjnë maksimumin për të shfaqur lojë të bukur pasi njerëzit i vlerësojnë këto gjëra. Unë për vete do të kem gjithmonë mirënjohje për të gjithë tifozët, gjëja më e bukur që do të marr me vete janë kujtimet, pasi kam mësuar se titujt nuk kanë rëndësi”, ishin fjalët e teknikut katalanas.

Ai në fund ka bërë edhe një batutë rreth jetës së tij si katalanas dhe nëse do të kthehet përsëri në këtë klub në të ardhmen. "Nuk i dihet kurrë nëse do të kthehem apo jo. Kam filluar këtu si një nga fëmijët që kap topat dhe tani kam tre ndeshje për t’u larguar si trajner”, deklaroi Guardiola.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus