Kyresore » 2012 » Maj » 16 » Guardiola, Laporta akuzon Barcelonën
4:12 PM
Guardiola, Laporta akuzon Barcelonën
Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka akuzuar drejtuesit aktualë të klubit si fajtorë për largimin e Pep Guardiolës, pasi sipas tij nuk bënë asgjë për të bindur trajnerin e suksesshëm të vazhdonte në stolin e klubit edhe për sezonin në vijim."Ata duhet të kishin bërë më shumë për ta bindur Pep, pasi unë e di mjaft mirë që ai kishte përgatitur një terren për të qëndruar shumë vite. Neglizhenca e krerëve të klubit ndikoi që Guardiola të mendonte më mirë largimin. Për më tepër, emërimi i Tito Vilanovës për sezonin e ardhshëm ka qenë i nxituar dhe i shtyrë nga frika e dështimit. Nëse do kishin zgjedhur një trajner me CV të suksesshme, ata do të kishin më shumë faj nëse klubi dështon. Ndërsa me Vilanovën do justifikohen me faktin se ishte zëvendësi i Guardiolës", deklaroi ish presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus