Kyresore » 2012 » Maj » 3 » Guardiola: Mourinho fitoi një titull, Barcelona e mundi disa herë radhazi
9:34 PM
Guardiola: Mourinho fitoi një titull, Barcelona e mundi disa herë radhazi
Trajneri i deritashëm i Barcelonës Pep Guardiola ka thënë se rivali i tij Jose Mourinho, arriti këtë vit titullin e Spanjës, por skuadra katalanase sipas Pep, ka arritur një gjë akoma më të madhe, fuitoret radhazi, lojën e mirë dhe vazhdimësinë."Reali i Madridit është me meritë kampion i Spanjës. Ata dolën kampionë, ndonëse ndodhën shumë gjëra gjatë sezonit, por nuk u përkeqësuan falë heshtjes sonë. Pati shumë gjëra që ndodhën. Sezoni nuk kishte lidhje vetëm me El Klasikon që ne e humbëm 1-2. Askush nuk mund të thotë se Barça nuk u përpoq. Ne u përpoqëm. Por, gjithnjë e kemi uruar fituesin dhe e urojmë sërish”, u shpreh Guardiola."Përfundimi tregon se Reali pati ecuri më të mirë se ne. Gjithsesi, ne kemi diçka të veçantë pasi kemi qenë në gjendje të fitojmë disa herë radhazi. Ne kemi bërë progres çdo sezon dhe kjo është gjëja më e vështirë. Vështirësia kryesore nuk është të fitosh një titull, por të përsërisësh suksesin. Vazhdimësia është arritja jonë më e madhe dhe jemi krenarë për këtë”, tha Guardiola.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus