Kyresore » 2012 » Mars » 2 » Guardiola, një hap drejt rinovimit
3:24 PM
Guardiola, një hap drejt rinovimit
Pep Guardiola dhe krahu i djathtë i tij, Tito Vilanova, besohet se janë takuar të enjten me zyrtarët e Barcelonës dhe kanë hedhur një hap të madh drejt nënshkrimit të një kontrate të re.Sipas "El Periodico de Catalunya”, trajneri dhe zëvendësi i tij, u takuan me presidentin Sandro Rosell dhe drejtuesit Andoni Zubizarreta dhe Josep Maria Bartomeu të enjten për të diskutuar një marrëveshje të re. Me sa është kuptuar, e vetmja gjë që është ende në diskutim është mënyra e marrëveshjes dhe kohëzgjatja e kontratës se Guardiolës.Barcelona thuhet se dëshiron që trajneri të nënshkruajë një marrëveshje dy-vjeçare për të parandaluar një sezon të ngjashëm si ky aktual, ndërsa 41-vjeçari dëshiron të nënshkruajë vetëm për një vit me klubin, vetëm deri në fund të sezonit 2012-2013.Gjatë javëve të fundit, disa prej lojtarëve të Barcelonës i kanë bërë thirrje Guardiolës të zgjasë qëndrimin e tij në "Kamp Nou”.Trajneri spanjoll ka marrë 13 tituj që kur zëvendësoi Frenk Rajkard në vitin 2008.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus