Kyresore » 2012 » Maj » 28 » Guardiola, pasardhësi i Ferguson
4:27 PM
Guardiola, pasardhësi i Ferguson
Pep Guardiola do të jetë pasardhësi i Alexs Fergusonit në stolin e Manchester United. Trajneri katalanas është zgjedhur nga "djajtë” si arkitekti që do drejtojë dinastinë e lënë nga skocezi. Dhe, ky i fundit, është dakord që të jetë pikërisht ish-trajneri i Barcelonës pasardhësi i tij. Ferguson e drejton Unitedin që prej 25 vitesh dhe ka arritur që t’i udhëheqë ata drejt shumë sukseseve. Sipas mediave spanjolle, katalanasi kërkon që të vazhdojë karrierën e tij në Angli. Kampionët e Evropës për klube, Chelsea e kërkojnë atë me ngulm, megjithatë duket se Guardiola kërkon një tjetër ekip. Ai është Mançester United.Aleks Ferguson nuk ka më energjitë e dikurshme për të drejtuar një skuadër me kërkesa dhe presione si United. Ai është 70 vjeç dhe, sipas mikut të tij të ngushtë presidentit të Wiganit, Dave Whelan, do të qëndrojë në detyrë edhe për një vit tjetër. Por, nga ana shëndetësore nuk mund të qëndrojë më gjatë te "djajtë”. Për më tepër që së fundmi ka shfaqur probleme, ndërsa gjatë një darke në Glasgow, para disa javësh, u dërgua menjëherë në spital pasi pati hemorragji nga hundët. Deklarata e Whelanit se Ferguson do të rrijë edhe një vit si trajner, përkon me vendimin e Guardiolës që, për këtë periudhë kohore, të bëjë pushim. Ai ka zgjedhur New Yorkun për të ndenjur dhe më pas do të shikojë ofertat. Kjo të bën të mendosh se marrëveshja mes palëve është arritur dhe se të gjithë ngelen të kënaqur. Për katalanasin qëndrimi në New York është një mënyrë shumë e mirë për të perfeksionuar anglishten. Vetë Fergusoni duket se është dakord që pasardhësi i tij të jetë Guardiola. Ai ka besim se Manchester United do të vazhdojë të ketë të tjera sukseseve katalanasin në stol.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus