Kyresore » 2012 » Janar » 28 » Guardiola rinovon, nëse do largohet Murinjo
2:04 PM
Guardiola rinovon, nëse do largohet Murinjo
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij, në një kontratë që i përfundon në fund të sezonit. Gjithsesi, burime pranë teknikut spanjoll kanë bërë të ditur se gjithçka varet nga vendimi që do marrë Zhoze Murinjo mbi të ardhmen. Nëse ky i fundit vendos të largohet në fund të sezonit, Pep do rinovojë kontratën, pasi është i bindur që do e ketë më të lehtë për të fituar titullin kampion. Po nëse portugezi do qëndrojë ende, Guardiola do pranojë të provojë një aventurë tjetër dhe të largohet krenar nga Barcelona, pas një epoke shumë të suksesshme. Ai e di që largimi i Zhozesë nga madrilenët do u shkaktojë një humbje jo të vogël këtyre të fundit, pasi trajnerit të ri do i duhet mjaftueshëm kohë për të implementuar idetë e tij mbi skuadrën.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus