Kyresore » 2012 » Mars » 13 » Guardiola: Të iki Pique, të vijë Thiago Silva
3:05 PM
Guardiola: Të iki Pique, të vijë Thiago Silva
Gerrard Pique duket se i ka ditët të numëruara te Barcelona. Edhe pse është një nga lojtarët më cilësorë dhe të rëndësishëm të skuadrës, që kur ai është lidhur me Shakirën, situata futbollistike ka ndryshuar ndjeshëm. Mbi të gjitha ka ndryshuar edhe raporti me trajnerin Pep Guardiola. Të dy kanë pasur një debat të ashpër me njëri-tjetrin para disa javësh, në lidhje me reklamat e shumta që po bënte mbrojtësi 25-vjeçar pa marrë më parë lejen e klubit. Trajneri vendosi që t'ia heqë të drejtën për të bërë reklama, pa marrë fillimisht konfirmimin e tij. Më pas, jeta e shthurur e lojtarit, me daljet nëpër lokale nate apo në koncertet e së dashurës, ka bërë që ai të humbasë edhe formën fizike. Kohët e fundit, paraqitjet në fushën e lojës kanë lënë për të dëshiruar, aq më tepër që para dy ndeshjesh doli edhe me karton të kuq. 
Madje, media spanjolle zbulon se Guardiola, në një bisedë me presidentin Rosell, i ka kërkuar këtij të fundit që ta largojë Pikenë në fund të sezonit, nëse dëshiron që tekniku 41-vjeçar të rinovojë kontratën. Në fakt, kreu i klubit ka refuzuar, pasi e cilëson futbollistin si një ikonë të klubit dhe me popullaritet të lartë. Mirëpo, tekniku blaugrana ka kërkuar që paratë që do marrin nga shitja e tij, ti përdorin për blerjen e Thiago Silvës, i cili sipas tij dhuron më shumë garanci në repartin defensiv. Nëse Pique vërtet do largohej, kjo do të shkaktonte prishje të harmonisë brenda grupit, duke ditur edhe lidhjen e ngushtë të mbrojtësit me shumë futbollistë të tjerë. Pse jo, dhe vetë largimin e Guardiolës, të cilit i përfundon kontrata
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus