Kyresore » 2012 » Qershor » 13 » Gulit: Shpresa e Holandës është mbrojtja gjermane!
3:28 PM
Gulit: Shpresa e Holandës është mbrojtja gjermane!
Ish-futbollisti i përfaqësuese holandeze, Rud Gulit, mendon se sfida e sotme mes Holandës dhe Gjermanisë mund të fitohet nga kombëtarja e tij nëse ajo arrin të shfrytëzojë pasaktësitë në prapavijën e ekipit të drejtuar nga Joakim Lëv.Sipas Gulit, ndeshja me Portugalinë tregoi disi limitet e kësaj Gjermanie në fazën mbrojtëse."Gjermania kishte një ndeshje të vështirë përballë Portugalisë, por u tregua e duruar dhe në fund siguroi një fitore të madhe për ta. Por pavarësisht suksesit, Gjermania u duk e brishtë në prapavijë. Portugalia depërtoi në mbrojtjen gjermane në disa raste dhe krijoi mundësi shënimi pa i shfrytëzuar ato. Këto hapësira të Portugalisë në ndeshjen e parë na japin shpresë, ndonëse unë nuk jam shumë optimist”, ka pranuar ai.Sulmuesi shpjegon se mosbesimi vjen nga fakti se skuadra nuk arrin të shtyjë përpara atëherë kur nevojitet, pavarësisht lojtarëve që ka në fushë.

"Do të kisha qenë shumë i shqetësuar sikur të mos kishim krijuar raste, por duhet të them se ato i krijuam por nuk i shfrytëzuam. Ajo që më shqetëson është mënyra se si nuk reagoi skuadra pas golit të Danimarkës. Në vend që t’i bënim presion atyre, ne nuk e bëmë një gjë të tillë”.

"Kjo i jep mundësinë kundërshtarit të fitojë besim dhe të përmirësohet me kalimin e minutave. Mua më dukej sikur mesfushorë tanë mbrojtës po ecnin mbrapsht, në vend që të shtynin ekipin përpara. Edhe zëvendësimet nuk sollën asgjë të re, ndaj të gjithë duhet të mendohen mirë para se të deklarojnë për cilësi të jashtëzakonshme të kombëtares para fillimit të një turneu”, tha Gulit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus