Kyresore » 2012 » Qershor » 23 » Hart ka frikë nga Balotelli
1:24 PM
Hart ka frikë nga Balotelli
Portieri i Anglisë, Joe Hart, është shprehur i brengosur me impaktin që mund të ketë në duelin e ardhshëm bashkëlojtari i tij te Manchester City, Mario Balotelli, nga i cili ka frikë."Ai mund të jetë rrezik i madh, ai është lojtar i madh. Por, përpos që e njoh unë, edhe Joleon Lescott e njeh atë, që do të ketë punë direkt me Balotellin”."Është ndeshje krejt ndryshe nga sa jemi mësuar, unë kurrë nuk kam dashur të luaj ndaj këtij njeriu. Por, do të jetë shumë interesant të shohim se çfarë do të sjellë ai në tavolinë”, ka thënë Hart.Anglia takohet me Italinë në duelin çerekfinal që do të përcaktojë kundërshtarin e fituesit të çerekfinales tjetër Greqi – Gjermani që zhvillohet sonte.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus