Kyresore » 2012 » Maj » 8 » Haye dhe Chisora do të grushtohen në ring
3:41 PM
Haye dhe Chisora do të grushtohen në ring
Boksierët britanikë të peshës së rëndë David Haye dhe Dereck Chisora dëshirojnë sërish të rrihen mes vete. Por, kësaj radhe në ring. 
Dy boksierët që ishin përleshur mes vete në konferencë për media pas disfatës së Chisoras nga Vitaly Klitschko, do të përballen mes vete më 14 korrik në Londër. Lufta pritet të zhvillohet në stadiumin e futbollit të skuadrës West Ham United, që ka kapacitet mbi 35 mijë ulëse. Në atë arenë, dy boksierët duan të përmbyllin atë që e kanë nisur para pak muajve. Promotori i boxit Kalle Sauerland e konfirmon këtë. 

"Përballja mes Chisoras dhe Hayes do të jetë një përballje e dy boksierëve që urrehen mes vete. Do të ketë vërtet luftë", ka thënë Sauerland.

Të martën pritet që lufta të prezantohet zyrtarisht në stadiumin e West Hamit. Menaxheri i Chisoras, Frank Warren, i motivon tifozët për këtë luftë.

"Ka disa gjëra për të cilat të dy duhet të luftojnë", ka thënë Warren.

Lufta e parë mes të dyve nuk ndodhi në ring. Pas humbjes së Chisoras nga Klitschkos, Haye që ishte si analist televiziv provokoi bashkëkombësin e tij në konferencë për media.

Ai e quajti Chisoran "humbës", ndërsa më pas ky i fundit e sulmoi Hayen dhe kështu erdhi te konfrontimi. Haye e qëlloi me shishe të birrës Chisoran.

Në mëngjesin e së nesërmes policia gjermane iu bëri një vizitë të dy boksierëve. Hayen nuk arriti ta gjente pasi kishte ikur me aeroplanin e parë për në Manchester, derisa Chisora dhe trajneri i tij u morën në pyetje në Mynih.

Në luftën e korrikut nuk do të jetë në lojë ndonjë titull. Chisoras i është konfiskuar licenca e boksit në afat të pacaktuar, derisa Haye zyrtarisht është ende i pensionuar.

Për Hayen do të ishte e mirëseardhur lufta me Chisoran. Në shtator Vitaly Klitschko po synon të mbrojë titullin e tij në versionin WBC, ndërsa Haye mund të jetë një kundërshtar i mundshëm.

Por, për t'u përballur me Klitschkon, Haye duhet së pari të futet sërish në renditjen e WBC-së.

Nëse Haye dhe Chisora vërtet futen në ring pa licencë, atëherë të dy rrezikojnë të ardhmen e tyre si sportistë. Kështu mendon sekretari i përgjithshëm i Federatës britanike të boksit, Robert Smith.

Frank Warren me siguri se do të gjejë një zgjidhje. Për të lufta do të ishte një biznes luksoz.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus