Kyresore » 2012 » Maj » 22 » Hazard: Mund të kalojë edhe në Chelsea
1:57 PM
Hazard: Mund të kalojë edhe në Chelsea
Futbollist i talentuar i Lilles, Eden Hazard tha se ende nuk e di se ku do të vazhdojë karrierën, por pas triumfit të Chelseat në Ligën e Kampionëve e tërheq kalimi në "Stamford Bridge"."Unë ende nuk kam vendosur. Chelsea fitoi Ligën e Kampionëve dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në garën më të fortë evropiane. Për mua, kjo është e rëndësishme, londinezët janë ekip me lojtarë të mëdhenj dhe sigurisht që ekziston mundësia të shkoj atje," tha Hazard.Për ti marrë shërbimet e reprezentuesit belg, përveç Chelseat kanë shprehur rivalët e tyre të qytetit nga Manchesteri, City dhe United.Hazard gjatë këtij sezoni u paraqit në 48 ndeshje duke shënuar 22 gola dhe 16 asistime, dhe së fundi për të dytin vit me radhë u shpall lojtari më i mirë në ligën franceze.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus