Kyresore » 2012 » Korrik » 25 » Henri kërkon të kthehet te Arsenali
2:17 PM
Henri kërkon të kthehet te Arsenali
Tierri Henri ka zbuluar se është gati të zhvillojë bisedime të tjera me trajnerin Arsen Venger me synimin për t’u kthyer në radhët e Arsenalit. Legjenda e "topçinjve” mendon që të bëjë një tjetër kthim triumfal në radhët e skuadrës ku u bë i famshëm, ashtu siç ndodhi në sezonin e kaluar."Sigurisht që do të dëshiroja të kthehesha te Arsenali”, tha Henri. "Në sezonin e kaluar nuk e kisha planifikuar të shkoja atje, ndodhi vetëm sepse Gervinjo dhe Ccamak shkuan në Kupën e Afrikës”."Gjendesha atje për stërvitje dhe më pyetën nëse dëshiroja të luaja. Por tani kush di të thotë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen? Nuk kam folur ende me Arsen (Venger) rreth kësaj çështje ndaj nuk e di se në çfarë rrethanash mund të kthehem në këtë klub”."Trajnimi më intereson, por nuk di të them me saktësi nëse kjo është rruga që do të ndjek pasi të braktis futbollin e luajtur. Por të jeni të sigurt se do të kthehem te Arsenali”, ishin fjalët e 34 vjeçarit.Futbollisti francez ka edhe 18 muaj të mbetura në kontratën e tij me Nju Jork Red Bulls në kampionatin amerikan të futbollit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus