Kyresore » 2012 » Janar » 7 » Henry: Mund të bëhem Giggs i Arsenalit
2:42 PM
Henry: Mund të bëhem Giggs i Arsenalit
mund të japë kontributin e tij gjatë huazimit të tij dymujor te Arsenali dhe mendon se do të shfrytëzohet në mënyrë të njëjtë si 38-vjeçari Ryan Giggs te Manchester United."Nuk jam 25-vjeçar tashmë, nuk do ta marr topin në mes të fushës dhe të kaloj pesë ose gjashtë lojtar. Mbaj mend Dennis Bergkamp dhe ai shfrytëzohej si sulmues kryesor. Por përnjëherë ai filloi të luajë prapa sulmuesve dhe nëse ju keni aftësinë të shihni gjërat para lojtarëve të tjerë, ju mund t’ia dilni edhe pa këmbë”."Nëse shikoni në Giggs, nuk është po ai Giggs që e merrte topin nga krahu ose nga Denis Irwin dhe që driblonte secilin dhe pastaj dërgonte një harkim të shkëlqyeshëm. Por ajo çfarë ai ka është se mund ta shohë ndeshjen, ai është gjithmonë në dispozicion, duke vendosur veten aty ku mund ta pranojë topin vetëm – pastaj ju kurrë nuk e humbni prekjen”."Këtë do ta bëj edhe unë, do të përpiqem t’ia ofroj këtë skuadrës nëse do të më duhet të luaj ndonjëherë”, ka thënë Henry
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus