Kyresore » 2013 » Mars » 17 » Heynckes: Nuk tërhiqem në fund të sezonit
4:38 PM
Heynckes: Nuk tërhiqem në fund të sezonit
Duke parë Bayernin perfekt këtë sezon, të paktën deri në këtë pjesë të sezonit të gjithë mendojnë se Jupp Heynckes mund të vazhdojë karrierën e suksesshme si trajner në një skuadër tjetër. Vetë tekniku i bavarezëve jep shpresa se mund të mos tërhiqet në fundin e sezonit duke lënë një fije shpresë për disa ekipe të mëdha që e duan.
"Nëse mendojmë për ish kancelarin e Gjermanisë, Konrad Adenauer që mori detyrën në moshën 71-vjeçare apo Papën e ri që është 76 vjeç, atëherë besoj se unë mund të jap akoma si trajner duke qenë se jam 68 vjeç.”Trajneri gjerman deklaroi i bindur se nuk do të pranojë një rol drejtuesi te Bayerni duke sqaruar se në fund të sezonit do të bëjë të ditur vendimin e tij.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus