Kyresore » 2012 » Maj » 4 » Higuain drejt Bayern Munchen
6:39 PM
Higuain drejt Bayern Munchen
Gonzalo Higuain mund të jetë duke jetuar ditët e tij të fundit si lojtar i Real Madrid. Gjatë festimit të titullit kampion në sheshin Cibeles, sulmuesi argjentinas kishte të veshur një bluzë të firmosur nga të gjithë shokët e ekipit në të cilën shkruhej: "Falemnderit për gjithçka që na ke dhënë!” Sipas ‘El Confidencial’, Higuain me siguri që do të largohet nga klubi madrilen pas pesë vitesh e gjysmë ku ka shënuar 103 gola ne 218 ndeshje. Bomberi ka marrë një ofertë nga Bayern Munchen dhe ai është shumë i tërhequr nga idea për të luajtur me klubin bavarez.Të tjerë klube të interesuar për të janë Juventus, Manchester City, Chelsea dhe Paris Saint Germain.Gonzalo Higuain ka fituar 3 tituj kampion në Spanjë me Real Madrid, 1 Kupë Mbreti dhe një Superkupë të Spanjës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus