Kyresore » 2012 » Qershor » 16 » Higuain, nuk dëshiron të largohet nga Reali i Madridit
1:53 PM
Higuain, nuk dëshiron të largohet nga Reali i Madridit
Gonzalo Higuain nuk dëshiron të largohet nga Reali i Madridit. Sulmuesi argjentinas është një prej emrave më të lakmuar të kësaj mertakoje verore pasi është vendosur nën radarët e disa prej klubeve më të njohura europiane si Juventus, Paris Saint German, Chelsea dhe Manchester United.Megjithatë është vet 24-vjecari i cili në një intervistë për Fox Sport pohoi se edhe në të ardhmen dëshiron të veshë fanellën e "Los Blancos”."Cdo lojtar kërkon të njohë vende apo kampionate të tjera. Por unë ndihem mirë tek Reali i Madridit dhe kam ende shumë ëndërra për të realizuar. Jam i lumtur dhe argëtohem”.Higuain është i bindur për vazhdimësinë e tij tek ekipi i madrilenëve duke mbyllur cdo mundësi transferimi në një klub tjetër.

"Tek Reali i Madridit kam bërë gjëra që as i kisha imagjinuar dhe kam akoma për të bërë. Jam i kënaqur për këtë që jam dhe nuk kam nevojë që të ndryshoj. Nuk jam një model, un mendoj vetëm të luaj me top. Futbolli është pasioni im”.

Higuain iu bashkua gjigandëve spanjoll në Dhjetor të vitit 2006 dhe që atëherë ka shënuar 103 gola në 220 ndeshje.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus