Kyresore » 2012 » Prill » 3 » Higuain: Rifitova besimin e Mourinhos
10:44 PM
Higuain: Rifitova besimin e Mourinhos
HiguainReali i Madridit ka shënuar fitore me rezultat bindës në fundjavën që e lamë pas si mysafir i Osasunës, kurse arsye të veçantë për të festuar kishte sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, i cili beson se klubi i tij mundet me qetësi ta presë fundin e kampionatit.Në fitoren 5:1 në Pamplona, Higuain shënoi dy gola, duke arritur në këtë mënyrë në kuotën e 101 golave të shënuar në fanellën e "klubit mbretëror”. "Jam i lumtur edhe për fitoren, por edhe për faktin që e kam kaluar kufirin e 100 golave të shënuar për Realin. Jam krenar për këtë arritje”, ka thënë argjentinasi. Higuain krahas Kristiano Ronaldos dhe Karim Benzemës ishte pjesë e vijës sulmuese të skuadrës. "Murinjo më beson sërish, kurse unë arrita ta arsyetoj besim e dhënë në mënyrën më të mirë”, ka shtuar Higuain. Reali aktualisht ka 6 pikë epërsi ndaj Barcelonës, kurse deri në fund të këtij edicioni në Primera Division kanë mbetur të zhvillohen edhe tetë xhiro. "Kemi epërsi të madhe dhe duhet të vazhdojmë ta kryejmë punën kështu deri në fund të edicionit, por jemi të qetë kur mendojmë për titullin, të cilin që të gjithë e duam shumë. Jemi në formë të mirë dhe po mundohemi të japim maksimumin në fushë. Mendoj se mund të jemi të kënaqur me paraqitjet tona”, ka shtuar Higuain.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus