Kyresore » 2012 » Qershor » 4 » Hoeness kritikon FIFA-n
1:57 PM
Hoeness kritikon FIFA-n
Gjermanët nuk dinë të bëjnë lojëra fjalësh. Në krah të anglezëve, të cilët e kanë atakuar shumë kohët e fundit presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter, del edhe presidenti i Bayern Mynih, Uli Hoeness.
"Pa dorashka” është deklarata e fundit e numrit 1 të klubit bavarez, i cili nuk mjaftohet vetëm me sulmin ndaj Blatter por edhe ndaj një ish bashkëpunëtori si Theo Zwanziger, ish president i federatës gjermane, tashmë në Komitetin Ekzekutiv të FIFA-s."Gjatë 15 viteve të fundit, shumë vendime të marra kanë qenë të gabuara. Në këtë institucion nuk ka njerëz me prejardhje të pastër sportive por drejtorë koorporatash. Blatter u rizgjodh deri në vitin 2015 por unë shpresoj që ai të mos qëndrojë deri në moshën 80-vjeçare. Nuk mund të presim asgjë as nga Zwanziger”, nënvizon Hoeness.Në vijim të intervistës, ai shton se FIFA ka nevojë për një shndërrim total që parashikon më shumë transparencë dhe organizim. Hoeness vijoi me kritikat edhe në drejtim të Franz Beckenbauer, duke theksuar se ai është bërë pjesë e të njëjtit batak ku ka rënë FIFA.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus