Kyresore » 2012 » Mars » 14 » Hoze Murinjo: Prisni një Real tepër agresiv
2:00 PM
Hoze Murinjo: Prisni një Real tepër agresiv
Zhoze Murinjo ka programuar një skuadër shumë sulmuese kundër CSKA-së, duke tentuar një fitore me rezultat të thellë. Duke qenë se ndeshja e parë ka përfunduar në barazim 1-1, trajneri portugez i Realit kërkon që të shënojnë një gol që në minutat e para. "Do hedh në fushë një ekip tepër ofensiv. Nuk do luajmë me një sulmues, as me dy, por me tre të tillë. Do kërkojmë të zhvillojmë presing në sulm dhe të shënojmë që në minutat e para. Dua një fitore bindëse, pavarësisht se duhet pranuar që CSKA-ja është një ekip mjaft i fortë. Ata historikisht kanë zhvilluar paraqitje të mira në transferta. Kanë kundërsulm tepër të shpejtë dhe duhet të jemi të kujdesshëm”, u shpreh "speciali”. "Ndeshja kundër CSKA-së nuk kushtëzon të ardhmen time te Reali. Unë do qëndroj edhe nëse do eliminohemi nesër (sot). Edhe nëse fitoj apo nuk fitoj Ligën e Kampioneve, sërish nuk ndikon mbi vendimin tim, i cili është që të vazhdoj karrierën në Madrid”, u shpreh Murinjo.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus