Kyresore » 2012 » Dhjetor » 5 » Hulk: O unë, o Spalletti!
7:42 PM
Hulk: O unë, o Spalletti!
Sulmuesi i Zenitit të Shën Pjetërburgut, Givanildo Vieira de Souza "Hulk” deklaroi se dëshiron të largohet nga klubi rus, nëse nuk do të zgjidhet konflikti i tij aktual me trajnerin Luciano Spalletti.
Futbollisti, i cili i kushtoi Zenitit 40 milionë euro në merkaton e verës, reagoi me tërbim pasi u zëvendësua në pjesën e dytë, gjatë ndeshjes së të martës me Milanin dhe pakënaqësinë e tij të qarta ai i shprehu edhe i intervistuar nga gazetarët rusë.”Nëse situata me trajnerin nuk do të zgjidhet së shpejti, jam i detyruar që të lë hapur mundësinë e një transferimi në merkaton e janarit”, deklaroi braziliani, pas fitores të Champions, që gjithsesi nuk arriti t’i garantonte rusëve kalimin e grupit.Nga ana e tij, i pyetur për situatën aktuale, Spalletti tentoi të minimizonte konfliktin brenda ekipit të tij. "Të gjithë futbollistët e mëdhenj reagojnë në këtë mënyrë kur zëvendësohen. E rëndësishme është që arritëm të fitonim”, tha italiani.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus