Kyresore » 2012 » Maj » 26 » "Ibra dhe Thiago, siguritë e Milan"
4:23 PM
"Ibra dhe Thiago, siguritë e Milan"
"Berlusconi më ka premtuar: Ibra e Thiago Silva nuk do të lëvizin nga Milani këtë sezon". Trajneri i skuadrës së Milan, Massimiliano Allegri ka konfirmuar synimet e kuqezinjve në merkaton në dalje, pavarësisht spekullimeve të fundit me ofertat e ardhura.Nëse sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic shfaqi në publik disa pakënaqësi, tekniku i "Djallit" ka dëshirë për ristartimin e duhur dhe në një intervistë për "Gazzetta dello Sport", shprehu besimin për qëndrimin e dy yjeve të klubit: Ibrahimoviç dhe Thiago Silva. "Kam diskutuar me shumë futbollistë duke përfshirë dhe Zlatan. Presidenti Berlusconi më premtoi që nuk do shiten. Por unë besoj se Milani do të bazohet tek Thiago Silva e Ibra. Edhe nga Pato. Sezoni i ardhshëm duhet të jetë i tij. Nga pikëpamja e karakterit dhe eksperiencës ne kemi Ambrosini, Abbiati, por edhe Yepes", u shpreh Massimiliano Allegri.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus