Kyresore » 2012 » Qershor » 16 » Ibra i qëndron besnik kombëtares
6:55 PM
Ibra i qëndron besnik kombëtares
Përkundër dëshpërimit ën dy paraqitjet e Suedisë në "Euro 2012”, sulmuesi kryesor dhe kapiteni, Ibrahimovici, ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të përshëndetet nga fanella e Suedisë Suedia, pësoi humbjen edhe në takimin e dytë në evropian, këtë radhë nga Anglia( 3:2). Menjëherë pas këtij dështimi, mediat suedeze filluan të spekulojnë për largimin e Ibrahimovicit nga kombëtarja, por kapiteni ka bërë të qartë se do të vazhdoi të luaj me kombëtaren. "Natyrisht se do të qëndroj në kombëtare. Tash e kemi një ndeshje të rëndësishme kundër Francës, në të cilën duam të dalim me kokën lart. Mandej duhet të nisim nga fillimi, pasi na presin kualifikimet për Botërorin 2014. Duhet të shikojmë përpara dhe t’i evidentojmë gabimet dhe në të ardhmen të jemi më të mirë. Duhet të punojmë ende shumë në mënyrë që herën tjetër gjithçka të shkojë siç duhet”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus