Kyresore » 2012 » Maj » 7 » Ibra kërkon ndryshime te Milani
1:01 PM
Ibra kërkon ndryshime te Milani
Zlatan Ibrahimoviç kërkon një Milan më të fortë në sezonin e ardhshëm dhe u ka bërë thirrje drejtuesve të skuadrës të bëjnë maksimumin për t’i garantuar sa më shpejt një gjë të tillë. Sulmuesi që fitonte titullin kampion prej 8 sezonesh radhazi me skuadrat ku është aktivizuar, mendon se kuqezinjtë ia kanë dhuruar trofeun Juventusit falë gabimeve të tyre."Unë nuk jam mësuar të mos fitoj. Juventusi nuk ka humbur asnjë ndeshje dhe duhet t’i bëjmë komplimente. Por titullin kampion ia dhuruam mbi të gjitha ne. Prisja me padurim këtë vit dhe nuk mund të them se nuk ka shkuar mirë në planin persona, kam thyer çdo rekord të Milanit dhe më mbetet vetëm ai i Nordhal. Por këtë radhë nuk kam fituar asgjë”, ka treguar suedezi për "Aftonbladet”.

"Alegri ka besimin e skuadrës dhe unë nuk kam ndërruar mendje. Kam një kontratë për dy vite të tjera dhe jam i lumtur të qëndroj te Milani, dua të fitoj këtu. Nuk kam dyshime mbi veten, por çështja është se mos klubi ka dyshime mbi të gjithë projektin, lojtarët, të ardhmen”, ishte komenti i tij.

Më pas, ai ka nxitur drejtuesit të marrin sa më shpejt masa, sidomos për të zgjidhur situatën problematike të dëmtimeve që ka shkatërruar sezonin e kuqezinjve.

"Nuk mund të ndodhë në një klub të madh që gjatë të gjithë kohës të mungojnë 14-15 lojtarë nga 30 që ka një ekip. Nuk është normale, nuk më kishte ndodhur asnjëherë, ka diçka që nuk shkon dhe ajo duhet ndryshuar sa më parë”.

"Nëse do të kishim të gjithë ekipin në dispozicion, do të kishim mundësi më të mëdha për të marrë titullin. Por dëmtimet kanë vazhduar gjatë të gjithë sezonit, edhe në derbi patëm dy të tjerë”, tregoi sulmuesi, ndërsa mediat italiane pas kësaj deklarate kanë filluar menjëherë të spekulojnë mbi të ardhmen e tij.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus