Kyresore » 2012 » Shkurt » 18 » Ibra këshillon RVP: Ik nga Arsenal nëse do të fitosh
12:12 PM
Ibra këshillon RVP: Ik nga Arsenal nëse do të fitosh
Nëpërmjet faqeve të "Sun" sulmuesi i Milan, Zlatan Ibrahimoviç ka folur rreth të ardhmes së Robin Van Persie me fanellën e Arsenal. " Kur nuk arrin të fitosh asgjë për vite të tëra edhe tifozët e kuptojnë se pse një lojtar i madh largohet nga klubi - ka shpjeguar bomberi suedez - njësoj siç ka ndodhur edhe me Cesc Fabregas. Në futboll të fitosh është gjithçka dhe nëse nuk ia arrin qëllimit duhet të ndryshosh ambjent", ka thënë Ibrahimoviç. Më pas sulmuesi kuqezi mori si shembull edhe karrierën e tij futbollistike teksa u shpreh: " Unë kam ndryshuar disa klube në karrierën time, dhe secila ka qënë një aventurë dhe një sfidë e re për mua. Në këtë mënyrë kam fituar tetë tituj kampionë në skuadra dhe kampionate të ndryshme", deklaroi Ibra. Këshillat e suedezit për Van Persie vijnë disa orë pasi drejtues të Milan kanë dalë hapur duke shprehur dëshirën për ta patur sulmuesin hollandez në rradhët e veta sezonin e ardhshëm.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus