Kyresore » 2012 » Prill » 17 » “Ibra nuk ikën nga Milani”
3:13 PM
“Ibra nuk ikën nga Milani”
Menaxheri i Zlatan Ibrahimoviç, Mino Raiola, ka treguar se sulmuesi suedez nuk ka ndër mend të largohet nga kjo skuadër dhe se zërat për një transferim të mundshëm gjatë merkatos verore janë të pavërteta.Mediat italiane aludonin se lojtari u kishte kërkuar drejtuesve të klubit përforcime para se të vendoste të qëndronte, apo jo, por sipas Raiolas, kjo nuk është aspak e vërtetë."Nuk ekziston një gjë e tillë dhe situata është shumë e qartë. Ai ka ende dy vite kontratë. Milani nuk do ta shesë dhe Zlatan nuk dëshiron të iki. Të gjithë gjërat e tjera janë hipoteza pa bazë”.

"Ai ka thënë që do të qëndrojë. Herët e tjera kishte deklaruar se do të largohej apo që kishte probleme. A e keni dëgjuar të ankohet? Ibra nuk është një person që kursehet kur ka diçka për të thënë dhe nuk ka frikë të shprehë atë që mendon”, ishte komenti i prerë i Raiolas rreth kësaj teme.

Gjithsesi, drejtuesit e Milanit kanë filluar të hedhin hapat e parë për të përforcuar skuadrën siç duket se kërkon vetë lojtari suedez. Fillimisht do të zgjidhen problemet me rinovimin apo jo të kontratave që përfundojnë ku lista përfshin një formacion 4-5-1: portier Roma, 4 mbrojtësit Nesta, Jepes, Zambrota dhe Odo (në huazim te Leçe), 5 mesfushorët janë Ambrozini, Flamini, Gatuzo, Sedorf dhe Van Bomel, me Inzagin të vetëm në sulm.

Dy çështje më vete janë blerja përfundimtare apo jo e Alberto Akuilanit që nuk ka bindur ende drejtuesit e skuadrës, si dhe mbikëqyrja e çështjes Pato, i cili nuk dihet nëse do të mund të riaftësohet ndonjëherë plotësisht.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus