Kyresore » 2012 » Tetor » 17 » Ibrahimovic: Barazimi 4-4 me Gjermaninë, ndeshja më e bukur e jetës
2:38 PM
Ibrahimovic: Barazimi 4-4 me Gjermaninë, ndeshja më e bukur e jetës
Sulmuesi suedez me origjinë boshnjake, Zlatan Ibrahimovic ka vulosur ndeshje të paharrueshme në historinë e futbollit por, sipas tij, ajo e mbrëmshmja kundër Gjermanisë është më e bukura e karrierës."Në karrierë kam përjetuar shumë shpesh emocione të forta, por sot (dje) kam qenë prezent në ndeshjen më të bukur të jetës sime. Bëhej fjalë për ekipin tim përfaqësues dhe për një rikuperim prej katër golash për gjysmë ore. Ishte mbresëlënëse”, ka theksuar Ibra.Gjermania pas 56 minutash lojë kishte epërsi prej katër golash, por suedezët në më pak se gjysmë ore arritën të barazojnë shifrat në 4:4."Në pjesën e parë u treguam frikacakë. U dorëzuam para kundërshtarit. Edhe trajneri ynë mendoi se ndeshja kishte marrë fund. Por, u kërkova lojtarëve që të guxojnë, të mos dorëzohen. Sapo shënova golin e parë, të gjithë morën zemër dhe më pas u realizua ajo që patë të gjithë”, ka nënvizuar ylli i Suedisë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus