Kyresore » 2012 » Janar » 20 » Iker Casillas, 600 ndeshje me Real Madrid
9:44 PM
Iker Casillas, 600 ndeshje me Real Madrid
Iker Casillas, portieri dhe kapiteni i Real Madrid, do të luajë ndeshjen e tij të 600 zyrtare me madrilenët ndaj Athletic Bilbao, të dielën në Santiago Bernabeu. Spanjolli do t’i afrohet në këtë mënyrë rekordit të Fernando Hierro, ish-kapitenit legjendar të Los Blancos, i cili ka luajtur 601 ndeshje zyrtare me Real gjatë karrierës së tij dhe mban vendin e pestë në renditje për ndeshje të luajtura. Shifrën 600 Casillas do ta arrijë pikërisht ndaj ekipit ndaj të cilit ka debutuar në sezonin 1999-2000, 13 sezone më parë.Më sipër në renditjen e lojtarëve me më shumë ndeshje zyrtare me fanellën e Real Madrid gjejmë Francisco Gento (602), Carlos Santillana (645), Manolo Sanchis (709) dhe Raul Gonzalez (741).Iker Casillas, portieri që ka fituar "Euro 2008” dhe botërorin "Afrika e Jugut 2010” si kapiten i Spanjës, ka zhvilluar me Real Madrid 438 ndeshje kampionati, 118 ndeshje në Ligën e Kampioneve, 29 në Kupën e Mbretit, 9 në Superkupën e Spanjës, 3 në Botërorin e Klubeve dhe 2 në Superkupën e Europës.Në moshën 31-vjeçare, portieri ka ende shumë kohë për të thyer të gjitha rekordet që ka përpara. Gëzon një formë shumë të mirë dhe kohët e fundit është përzgjedhur si portieri më i mirë nga IFFHS dhe si gardiani i portës në formacionin më të mirë të uefa.com.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus