Kyresore » 2012 » Janar » 22 » Iker Casillas e Sergio Ramos, kryengritje tek Reali kundër Jose Mourinhos
9:34 PM
Iker Casillas e Sergio Ramos, kryengritje tek Reali kundër Jose Mourinhos
Humbja e fundit kundër Barcelonës ka krijuar një atmosferë shpërthyese te Reali i Madridit. Nuk kanë mjaftuar polemikat në lidhje me gjestin anti-sportiv të Pepe dhe kryqëzimit që i bënë tifozët trajnerit Jose Mourinho, pasi mediat spanjolle kanë zbuluar së fundmi një "kryengritje” të futbollistëve ndaj teknikut portugez.E përditëshmja "Marrca”, një gazetë që njihet se qëndron pranë klubit madrilen ka zbardhur një debat të ashpër mes Mourinho dhe dy futbollistëve më të rëndësishëm kapitenit Iker Casillas dhe Sergio Ramos.Mourinho i ka kërkuar shpjegime në lidhje me deklaratat e tyre pas humbjes në "El Classico”, duke i akuzuar ata se mbrohen nga gazetarët për arsyen e vetme që janë spanjollë dhe se fituan Kupën e Botës.
 Debati ka nisur mes Mourinhos dhe Sergio Ramos, ndërsa ky i fundit i ka thënë trajnerit se nuk kupton nga disa gjëra që ndodhin në fushë, pasi nuk ka qenë asnjëherë futbollist.Më pas në skenë është futur edhe Iker Casillas, që i ka kërkuar Mourinho tia thotë në sy gjithë kritikat. Pas debatitit të publikuar së fundmi janë konfirmuar zërat se mes Realit të Madridit dhe Jose Mourinho nuk qarkullon ajër i pastër, madje mediat shkojnë më tej, duke përmendur edhe emrin e argjentinasit Marcelo Bielsa si zëvendësuesin e mundshëm të "Special One” në pankinën e Realit të Madridit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus