Kyresore » 2012 » Gusht » 8 » Incident në kampin e Bajernit (+VIDEO)
2:47 PM
Incident në kampin e Bajernit (+VIDEO)
Incident në kampin e Bajernit, pas zënkës mes Badshtuberit dhe Emre Kan. Klubet e tjera të La Ligës kërkojnë të ndryshojnë rregullat për ndarjen e mjeteve financiare nga emitimi i sfidave në ekranet televizive. Ndërkohë Reali ka dërguar oferëtn e fundit në vlerë prej 38 milion euro për Luka Modriqin, ndërsa Fernando Lorente refuzon vazhdimin e kontratës me Atletik Bilbao. Shmanget incident më serioz në stërvitjen e fundit të Bajern Munihut, pasi futbollisti i ri Emre Kan reagoi vrrullshëm pas ndërhyrjes së ashpër të kolegut të vet Holger Badshtuber. Ky i fundit nuk kërkoi falje për ndërhyrjen e ashpër dhe ishte i gatshëm për përballje fizike, duke e kapur për fyti futbollistin 18 vjeçar. Mirëpo incidenti u ndal me kohë pasi shpejtë reaguan Frank Riberi dhe kapiteni Filip Lam, duke dërguar futbollistët në kahje të ndryshme.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus