Kyresore » 2012 » Tetor » 14 » Iniesta: Barcelona, klub ideal
9:31 AM
Iniesta: Barcelona, klub ideal
Mesfushori Andres Iniesta ka thënë se Barcelona është klubi ideal për të derisa vazhdon të zhvillohet si futbollist, edhe pse kundërshtarët janë gjithnjë e më tepër të përgatitur në përballjet e tyre.Reprezentuesi spanjoll ka dhënë një intervistë për magazinën zyrtare të klubit dhe u kërkua të shpjegojë depërtimin në mbrojtjet e ngjeshura kundërshtare duke ruajtur identitetin e lojës."Ekipet janë të përgatitura më mirë fizikisht dhe teknikisht. Futbolli ka ndryshuar faktikisht. Nuk kam dëshiruar të ndodhë kështu, sepse tani është më vështirë t’i befasoni kundërshtarët. Por, ne nuk e humbim kurrë talentin në futboll, kjo është e domosdoshme”, deklaroi Iniesta, i cili konfirmoi dashurinë e tij ndaj Barcelonës."Barcelona është klubi ideal për mua. Po ashtu stili i lojës së ekipit është atraktiv dhe i përshtatet karakteristikave të mia”, u shpreh ai.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus