Kyresore » 2012 » Qershor » 5 » Iniesta, njeriu qe ndryshon Spanjen, te ai bazohen shpresat per triumf
1:11 PM
Iniesta, njeriu qe ndryshon Spanjen, te ai bazohen shpresat per triumf
Mesfushori i Barcelones ka treguar edhe kunder Kines se eshte lojtari me i rendesishem te kampionet e Europes dhe Botes, duke qene ne gjendje te ndryshoje fatin e ndeshjes
Dy vite me pare ne Afriken e Jugut, pas 116 minutash loje ne finalen e Kupes se Botes mes Spanjes dhe Holandes, Andres Iniesta ka bere diferencen. Mbremjen e se dieles, edhe pse ne nje sfide shume here me pak te rendesishme, ai ka bere serish diferencen. Ai ka shenuar nje gol te mrekullueshem ne Afriken e Jugut, duke i siguruar Spanjes Kupen e Botes te pare ne histori dhe me ate paraqitje meritoi te shpallej lojtari me i mire i ndeshjes dhe rrjedhimisht i finales. Nderkohe, emri i tij nuk ishte ne shenuesit e miqesores se Spanjes kunder Kines te dielen ne mbremje, por impakti qe ai kishte ne ndeshje kur u fut ne pjesen e dyte si zevendesues, ishte shume i dukshem. Ne pjesen e pare, Spanja pa Iniesten dukej sikur nuk arrinte te shkonte perpara dhe krijoi shume pak raste per te shenuar. Mjaftuan vetem 10 minuta nga futja e tij ne loje dhe Iniesta dha nje pasim te mrekullueshem per Jesus Navas, i cili nuk arriti te shenonte, nderkohe qe me pas Iniesta dribloi tre lojtare te Kines dhe doli i vetem me portierin kinez Zeng Cheng, por nuk arriti te dergoje topin ne rrjete. Sa here qe mesfushori sulmues i Barcelones ishte ne kontroll te topit, krijohej ndjesia se do te vinte nje rast goli.

Pothuajse cdo lojtar ne fushe dhe cdo tifoz ne stadium priste qe zgjidhja e ndeshjes te vinte pikerisht nga Iniesta. Pasi i shkoi afer golit ne minuten e 54, ai shkoi edhe me prane dhjete minuta me vone kur goditi traversen ne nje aksion individual. Ndeshja filloi te behej "one-man show”, pasi Iniesta po i hapte shume probleme mbrojtjes se Kines, duke sherbyer edhe Fernando Torres me nje mundesi te arte per t’i dhene Spanjes kryesimin, por portieri Zeng ka bere nje tjeter pritje instiktive te mrekullueshme dhe ka mbajtur te paprekur rrjeten e tij. Me pas, ne minuten e 84, pikerisht atehere kur po mendohej se Kina do te merrte nje barazim, Iniesta shfaqi nje tjeter moment shkelqimi dhe i ka sherbyer David Silvas, i cili ka shenuar golin e vetem te ndeshjes. Pa Iniesten, Spanja dukej e pafuqishme, kurse me te ne fushe, pavaresisht shperdorimeve te rasteve nga Fernando Torres dhe Alvaro Negredo, skuadra shperthente. Ne nje ndeshje ku Kina luajti me nje mbrojtje dhe mesfushe te hekur, ku qartesisht u perqendrua te kundersulmi, u desh nje magji ne minutat e fundit per te siguruar fitoren, magji te cilen trajneri Vicente del Bosque e pret edhe ne Grupin C te Euro 2012 ndaj skuadrave si Italia dhe Irlanda. Te Iniesta, Spanja ka nje lojtar qe eshte ne pikun e fuqise se tij dhe eshte ne gjendje te ckyçe mbrojtjet me te hekurta, ashtu si edhe ajo e Kines.

Nuk eshte hera e pare dhe nuk do te jete as e fundit. Tifozet e Spanjes mund te ankohen per mungesen e Carles Puyol dhe David Villa, Xavi mund te mbetet mjeshtri i orkestres dhe Torres mund te jete finalizuesi, por eshte Iniesta lojtari kyç qe mund te coje Spanjen ne nje tjeter sukses europian.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus