Kyresore » 2012 » Korrik » 22 » Iniesta: “Topi i Artë” për një spanjoll!
2:34 PM
Iniesta: “Topi i Artë” për një spanjoll!
Ylli i Barcelonës, Andres Iniesta, mendon se "Topi i Artë” në këtë sezon duhet t’i shkojë një futbollisti spanjoll, pas suksesit të kombëtaren në Euro 2012.Megjithëse dy kandidatët kryesorë për këtë trofe janë si zakonisht Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo, në garë për të fituar këtë çmim prestigjioz janë edhe emrat e futbollistëve spanjollë si Ksavi, Iniesta dhe Kazijas."Shpresoj që një prej shokëve të kombëtares të fitojë ‘Topin e Artë’”, ishin fjalët e Iniesta para gazetarëve. "Janë shumë njerëz që duhet të votojnë për këtë çmim ndaj është e vështirë të bësh parashikime”.Sipas lojtarit, Spanja ka rishkruar historinë e futbollit në vitet e fundi dhe i ka sjellë përveç të tjerave edhe një lumturi të jashtëzakonshme popullit në këto momente të vështira."Kjo skuadër është legjendare, pasi ka rishkruar historinë. Por gjëja më e rëndësishme është që i kemi sjellë lumturi popullit spanjoll. Ne shpresojmë që të vazhdojmë të shfaqim paraqitje të tilla edhe në të ardhmen”, tha lojtari katalanas i cili ka qenë një nga pikat kyçe të mesfushës së Spanjës në sukseset e katër viteve të fundit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus