Kyresore » 2012 » Gusht » 8 » Iniesta vë në shënjestër Realin
2:02 PM
Iniesta vë në shënjestër Realin
Andres Iniesta ka zbuluar se qëllimi kryesor i Barcelonës në këtë sezon është të rifitojnë titullin kampion të cilin ia hoqi një sezon më parë Real Madrid.Futbollisti i përfaqësueses spanjolle ka pranuar se Real Madrid është skuadra për t’u mundur, por mendon se ai dhe shokët e tij të skuadrës mund të bëjnë më mirë se sezonin e kaluar, të cilin e mbyllën në vendin e dytë në renditje."Ne do të mundohemi të mposhtim kampionët. Të mundohesh të mposhtësh Real Madrid për të fituar kampionatin është një incentiv interesant. Na jep ne një motivim më shumë. Tani ka ardhur radha jonë që t’i rrëmbejmë atyre titullin kampion”, tha mesfushori, i cili nuk mendon se rezultati i Superkupës mes dy ekipeve do të ndikojë në ecurinë e sezonit në kampionat."Kjo është një ndeshje e rëndësishme për ne, pasi është trofeu i parë i sezonit përballë kampionëve në fuqi. Por nuk besoj se Superkupa mund të ndikojë në vazhdimin e sezonit. Kuptohet që qëllimi ynë është ta fitojmë këtë trofe, ai ka qenë pjesë e përgatitjeve tona në muajin e fundit. Fituesi do të përfitojë më shumë moral dhe besim në krahasim me humbësin, por ky është vetëm fillimi i sezonit”, deklaroi Iniesta.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus