Kyresore » 2012 » Maj » 22 » Inter blen sulmuesin argjentinas Palacio
4:45 PM
Inter blen sulmuesin argjentinas Palacio
"Palacio është i Interit. Marrëveshja është arritur.” Këto janë fjalët e Enrico Preziosi, presidentit të Genoas, i cili për televizionin ‘Sky’ ka konfirmuar se sulmuesi i skuadrës së tij sezonin e ardhshëm do të luajë për ekipin ziklatër. "Shumë lojtarë kanë kërkuar shitjen, mes tyre edhe Palacio. Interi ka dy vjet që e kërkon lojtarin dhe të tre palët, ne, zikaltërit dhe futbollisti, janë kënaqur nga marrëveshja”, shtoi Preziosi.Mendohet se Inter ka paguar për 30-vjeçarin argjentinas 10-15 milionë euro. Në sezonin që sapo u mbyll Palacio ka shënuar 19 gola në Serinë A.Por, Interi shpreson edhe në blerjen e një tjetër argjentinasi: Ezequiel Lavezzi. Sulmuesi i Napolit do të mbushte boshllëkun që do të lënë Diego Forlan dhe Mauro Zarate.
Për Lavezzin duhen paguar më shumë se 30 milionë euro duke u nisur nga fakti se klauzola e tij është 31 milionë euro.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus