Kyresore » 2012 » Korrik » 27 » Inter, ja plani për të arritur te Lucas
2:25 PM
Inter, ja plani për të arritur te Lucas
Shit dhe më pas ble. Kjo është filozofia e Inter në këtë merkato vere, e kushtëzuar edhe nga kriza financiare. Për të tentuar sulmin final mbi talentin brazilian të San Paolo, Lucas Moura, zikaltërit do të tentojnë të fitojnë sa më shumë nga shitja e disa lojtarëve. Braziliani kërkohet me ngulm edhe nga Manchester United, i cili ofruar 30 milionë euro por Inter nuk ka ndërmend të dorëzohet.Moratti ka vendosur se përforcimi i skuadrës duhet të nisë nga të rinjtë. I ri është trajneri ashtu si edhe ëndërra e tij, Lucas Moura që pas pak kohësh do të mbushë 20 vjeç dhe që është do të ishte dhurata e duhur për Stramaccionin.

Një dhuratë tek Inter ka ardhur edhe nga shitja e portierit Viviano ku u arkëtuan 5 milion euro dhe të njëjtën gjë por me shifrën e 6 milionëve zikaltërit dëshirojnë të arrijnë edhe nga largimi i Castaignos që kërkohet nga Twente. Ndërkohë Julio Cesar ka arritur ta kuptojë që nuk bën pjesë në planet e trajnerit Stramaccioni dhe ka grumbulluar agjentët e tij për të kryer zgjedhjen më të mirë ndërmjet Arsenal dhe Tottenham.

Në cdo rast portieri brazilian që është lënë jashtë listës së Europa League nuk do të jetë më një lojtar zikaltër pasi me një largim të mundshëm do të kurseheshin shumë edhe nga paga e tij.

Shumë pranë largimit është dhe shoku i skuadrës Pazzini që është lënë edhe ai jashtë listës nga trajneri i Interit por që në adresë të tij po pritet një ofertë më e mirë pa anashkaluar edhe një largim të mundshëm të Maicon. Braziliani po pret Realin e Madridit, Interi po pret 8 milionët e eurove por nuk është e thënë se do të largohet patjetër.

Dhe në fund kur të gjitha këto para nga shitjet dhe kursimet e kontratave të majme do të jenë grumbulluar do nisë sulmi mbi brazilianin Lucas. Dhe në rast se do të jetë shumë vonë për shkak të Manchesterit, drejtori Branca ka gati edhe planin B, Gomez i Catanias për të cilin Inter ka bërë ofertën e parë prej 6 milion eurosh.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus