Kyresore » 2012 » Prill » 1 » Inter mund Genoa 5-4
5:07 PM
Inter mund Genoa 5-4
Trajneri i Interit duket se e ka nisur me këmbë të mbarë punën e tij në pankinën e zikaltërve. Gjatë ndeshjes me skuadrën e Genoa-s skuadra e tij ka arritur të fitoje kundër Genoa-s në rezultatin 5-4 duke rikthyer besimin tek tifozët e saj. Pjesa e parë ka treguar për Interin i cili arriti ta mbyllte atë me rezultatin 3-1. Dy golat e parë për këtë skuadër janë shënuar nga Milito në minutën e 13-të dhe të 27-të ndërsa goli i tretë është shënuar nga Samuel. Ndërkohë që skuadra e Genoa-s do të shënojë në minutën e 47-të me anë të Morettit. Në pjesën e dytë do të jenë lojtarët e skuadrës së Genoa-s të cilët do të ngushtojnë diferencën e golave me anë të Palacio-s i cili do të shënojë në minutën e 14-të të pjesë së dytë. Gjatë kësaj pjesë kemi edhe një karton të kuq për portierin e Interit i cili lë me 10 lojtarë skuadrën e tij. Por skuadra e Stramaccioni-t nuk do të mjaftohet me këtë rezultat duke shënuar në minutën e 29-të me anë të Zarate-s. Pas këtij goli do të kundërpërgjigjen edhe lojtarët e teknkut Marino duke shënuar golin e tretë. Ndërsa golat nuk do të ndalen këtu do të jetë sërish Milito i cili do te shënoje golin e tretë të tij dhe të pestin për Interin. Në Minutat e fundit të ndeshjes do të shënojë serish Genoa me anë të Gilardino-s duke vulosur kështu rezultatin përfundimtar 5-4 në favor të Interit Mund të quhet një ndeshje me plot gola ndeshja e zhvilluar në stadiumin G.Meazza pasi Interi.

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus