Kyresore » 2012 » Shkurt » 18 » Inter në krizë, tifozët kërkojnë Murinjon
12:14 PM
Inter në krizë, tifozët kërkojnë Murinjon
Humbja turpëruese 3-0 në shtëpi përballë Bolonjës duket se do të sjellë fundin e eksperiencës së shkurtër të Klaudio Ranierit në pankinën e Interit.Disfata ka lënë një shije të keqe te tifozët të cilët kanë vërshëllyer në kor ekipin ndërsa kanë thirrur emrin e Zhoze Murinjos.Një fakt të tillë e ka pranuar edhe Ranieri, i cili është i ndërgjegjshëm për gabimet që janë bërë, prandaj i ka kërkuar falje publike presidentit Morati."Ajo që mund të bëjmë si ekip është t’i kërkojmë falje presidentit dhe tifozëve të skuadrës të cilët na mbështetën fuqimisht derisa rezultati shkoi 0-2. Morati iku para përfundimit të takimit? Ai nuk mund të kundërshtonte ekipin ndaj mënyra që ka zgjedhur për të protestuar ishte kjo”."Mua nuk më shkon ndër mend të jap dorëheqjen. Tifozët kërkojnë Murinjon? Nuk duhet ta harrojnë, por ai është e kaluara. Nuk ekziston më ajo skuadër dhe në drejtim nuk është më ai trajner”, ishte komenti i prerë i Ranierit pas përfundimit të ndeshjes.

Por falja publike duket se nuk do t’i shpëtojë vendin atij. Sipas burimeve pranë klubit zikaltër, Morati ka vendosur që të bëjë shumë shpejt një ndryshim në pankinë, të dytin sezonal.

Mediat italiane kanë filluar të përmendin emrin e Luis Figos, i cili pritet të ulet në stolin e skuadrës bashkë me Bepe Barezin, për të drejtuar ekipin deri në fundin e këtij sezoni. Më pas do të mendohet për të bindur Murinjon të kthehet apo për të afruar një prej emrave që qarkullojnë prej kohësh në ambientin zikaltër: Guardiola, Kapelo, Vijas-Boas apo Blank.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus