Kyresore » 2012 » Gusht » 8 » Inter në ndjekje të talentit rus (+VIDEO)
11:41 AM
Inter në ndjekje të talentit rus (+VIDEO)
Inter është në ndjekje të Alan Dzagoev. Konfirmimi vjen drejtëpërdrejtë nga Drejtori i klubit zikaltër, Marco Branca, i cili në një intervistë për portalin rus "Lifesports" foli për mundësinë e transferimit të talentit të CSKA Moskës në Milano.Sipas asaj që raporton "FcInterNews.it", Branca ka dekalruar: "I ndjekim të gjithë futbollistët rusë. E kemi ndjekur merkaton me shumë imtësi pasi ka elementë që na interesojnë. A mund ta marrim Dzagoev? Është shpejt për të folur rreth kësaj por në të ardhmen gjithçka mund të ndodhë.Alan Dzagoev, i datëlindjes 1990, është një prej talenteve të futbollit rus dhe jo vetëm, dhe në një moshë fare të re është bërë pjesë e Kombëtares së vendit të tij, duke qënë edhe një prej pikave më të forta, siç e tregoi edhe së fundmi në "Euro 2012". 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus