Kyresore » 2012 » Tetor » 20 » Interi do një sulmues të Barcelonës
9:33 AM
Interi do një sulmues të Barcelonës
Drejtuesit e Interit po synojnë ta transferojnë njërin nga sulmuesit e Barcelonës, spanjollin David Villa apo kilianin Alexis Sanchez, shkruan "Gazzetta dello Sport". Interi ka nevojë për një sulmues dhe trajneri Andrea Stramaccioni ka kërkuar nga krerët e klubit që këtë lëvizje ta bëjnë gjatë afatit kalimtar të janarit. Fillimisht Interi do ta testojë Barcelonën me një ofertë prej 20 milionë eurosh për Villën dhe nëse kjo nuk "ndez" atëherë do të tentojë me 35 milionë euro për Sanchezin. Ditë më parë Interi i bëri ofertë Villarrealit për Giuseppe Rossin, por duket se kjo u refuzua dhe italianët kanë hequr dorë nga ish-reprezentuesi i Italisë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus