Kyresore » 2012 » Gusht » 2 » Interi i hap dyert kinezëve
10:29 AM
Interi i hap dyert kinezëve
Tani është zyrtare: Interi është pjesërisht kinez. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi zikaltër duke shpjeguar se disa aksionistë kinezë kanë blerë kuota nga presidenti Morati, i cili kërkon në këtë mënyrë të afrojë investitorë nga Lindja e Largët për ta ndihmuar të ndërtojë stadiumin e ri."Është arritur një akord që parashikon përfshirjen e një grupi investitorësh kinezë në kapitalin e përgjithshëm të Interit. Familja Morati do të vazhdojë të mbajë kontrollin e klubit, ndërsa grupi i investitorëve kinezë do të jetë aksioneri i dytë për nga madhësia në klub”, shkruhet në lajmërimin për shtyp të bërë nga zikaltërit.

Gjithçka është bërë për të siguruar ndërtimin sa më parë të një stadiumi të ri për skuadrën, që dëshiron të largohet nga "San Siro” i kritikuar shpesh për terrenin shumë të keq si dhe për të mos ndarë më përfitimet me "kushërinjtë” e Milanit.

"Grupi i Korporatës së Ndërtimeve të Hekurudhës Kineze, ka filluar bashkëpunimin me Inter për ndërtimin e një stadiumi në pronësi të klubit brenda viti 2017”, thuhet në lajmërim.

Kuptohet që Inter është detyruar të bëjë disa lëshime, duke përfshirë në bordin e përgjithshëm tre përfaqësues kinezë, ndërsa pritet që në të ardhmen të zhvillojë turne promocionale në Azi
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus