Kyresore » 2012 » Shkurt » 26 » Interi, ofertë rekorde për Guardiolën
1:16 AM
Interi, ofertë rekorde për Guardiolën
"Moratti është i gatshëm të dhurojë ar për trajnerin e Barcelonës, i cili megjithatë kërkon kohë. Në rast se nuk e vazhdon kontratën me Barçën, dëshiron të pauzojë një vit, mirëpo oferta e klubit italian mund t’ia ndërrojë mendjen”, shkruan e përditshmja spanjolle Marca.Një ofertë rekorde për ta ‘kapur’ Pep Guardiolën nga Barcelona. Trajneri i suksesshëm i Blaugrana vazhdon të hezitojë për ta vazhduar kontratën me klubin katalunas, ndërsa Interi, sipas mediave spanjolle, dëshiron të përfitojë nga kjo situatë, për ta bërë të vetin ish futbollistin e njohur spanjoll "Moratti është i gatshëm të dhurojë ar për trajnerin e Barcelonës, i cili megjithatë kërkon kohë. Në rast se nuk e vazhdon kontratën me Barçën, dëshiron të pauzojë një vit, mirëpo oferta e klubit italian mund t’ia ndërrojë mendjen”, shkruan e përditshmja spanjolle Marca.Gjithnjë sipas saj, Nerazzurrët kanë bërë gati 20 milionë euro në vit, me një kontratë katërvjeçare. Menaxheri i Guardiolës, Josè Maria Orobitg nuk i ka nisur ende kontaktet me asnjë klub, pa e ditur vendimin e trajnerit spanjoll.Interi po kalon nëpër një krizë të thellë dhe pasi provoi disa trajnerë, pas Jose Mourinhos, planifikon ta emërojë një trajner të njohur siç është Guardiola. Nëse e pranon ofertën e nënkampionit italian, ai do të bëhej trajneri më i paguar në rruzull.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus