Kyresore » 2012 » Shtator » 25 » Interi ‘pret' dritën e gjelbërt nga Arsenali për Sagnan
2:25 PM
Interi ‘pret' dritën e gjelbërt nga Arsenali për Sagnan
 Inter i Milanit është duke u përgatitur për tu hedhur në sulm që t’i sigurojë shërbimet e mbrojtësit të Arsenalit, Bacary Sagnan.
E përditshmja britanike "Daily Mirror” shkruan sot se gjigantët italianë janë alarmuar pas frustrimit të francezit 29-vjeçar rreth mungesës së fitimit të trofeve me fanellën e "Gunners”.Sagna, i cili aktualisht është duke u shëruar nga dëmtimi i dytë i këmbës brenda një viti, shprehu zemëratën e tij me Arsenalin rreth shitjes së lojtarëve kyç të ekipit dhe se, sipas tij, për këtë shkak po mungojnë edhe trofetë.Por, pavarësisht kësaj trajneri i ‘topçinjve’, Arsene Wenger është i bindur se reprezentuesi francez do të nënshkruajë një marrëveshje të re afat-gjate me ekipin, në të kundërtën, mediat italiane raportojnë se Inter do të hidhet në sulm për t’i siguruar shërbimet e Sagnas.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus