Kyresore » 2012 » Shkurt » 17 » Intervista e plotë e Mesut Ozil
11:08 AM
Intervista e plotë e Mesut Ozil
Intervista e plotë e lojtarit të Real Madridit, Mesut Ozil që ka bërë për GQ. "Të luash në Bernabeu është një ndjenjë e papërshkrueshme. E mbaj mend shumë mirë ndeshjen e parë këtu. Ndeshja e parë në Bernabeu ishte një miqësore në muajin gusht. Kisha dëgjuar shumë më perpara për atmosferën e Bernabeut por kur luajta këtu për të parën herë përballë një audience të mrekullueshme, u mahnita dhe ngela si i shtangur, mendoja se jam në një ëndërr 
” Unë dëshiroj të jem njëri ndër futbollistët më të mirë në botë. Ne kemi mësuar shumë që nga humbja kundër Spanjës në Botërorin e 2010-tes dhe që atëherë nuk kemi humbur asnjë ndeshje. Unë besoj tek Përfaqësuesja e Gjermanisë. Ne e njohim shumë mirë njëri-tjetrin në fushë dhe mund të mposhtim cdokënd. Iker dhe Ramos ishin gjithmonë të afërt me mua dhe një ditë na treguan mua dhe Khediras disa foto me trofeun e Boterorit. Khedira dhe unë gjithmonë ngacmohemi me Iker dhe Ramos për Europianin. Ne u themi atyre se do të jemi Kampionët e Europianit. Iker, Ramos, Khedira dhe unë gjithmonë diskutojmë me njeri-tjetrin për atë ndeshjen e humbur në Botëror kundër tyre dhe kur flasim për Euro2012 gjithmonë qeshim ”



” Unë nuk mund të jap në secilën ndeshje një performancë perfekte, jam vetëm një njeri. Ndonjëherë funksionon e ndonjëherë jo. Të luash në një klub ku luajnë yje si Ronaldo, Kaka, Iker, Ramos dhe shumë të tjerë është privilegj i madh. Isha pak nervoz herën e parë qe kam hyrë ne dhomën e zhveshje kur arrita në Madrid. Kur erdha në Bernabeu mendoja se ishte një endërr sepse këtu kanë luajtur dhe luajnë lojtarët e klasit të lartë. Pas disa ditësh këtu në Madrid gjithcka filloi të funskiononte në mënyrë perfekte sepse cdokush ishte shumë miqësorë dhe më ndihmonin shumë. Unë thjeshtë jam krenar që mu dha mundësia të luaj për Real Madridin. ”



” Atmosfera në Schalke dhe në Bremen është fantastike, por këtu në Bernabeu atmosfera është pak më e vecantë. Tifozët që vijnë në Bernabeu janë të gjithë të ‘cmendur’ per futbollin dhe per ekipin e tyre. Nuk ka rëndësi se ku shkojmë ne, mijëra fansa na presin neper aeroporte dhe vende tjera ku ne qendrojme. Nuk kam pare asnjehere me pare nje gje te tille ”



” Real Madridi është një skuadër shumë e re, jemi shumë lojtarë të rinjë që me të vërtetë kemi potencialin për të shkatërruar gjithkënd dhe ju jeni vet dëshmitar të një gjëje të tillë. Nuk ka rendesi nese nje lojtar mungon, ne Madrid gjithmone ka nje lojtar tjeter qe mund te beje po aq mire sa lojtari qe mungon. Ne jemi të uritur për suksese, jemi shumë të rinjë dhe kemi dëshirën dhe vullnetin për të fituar tituj. Ambiciet e mia janë të fitoj sa me shume tituj dhe te punoj ne nivele te larta ne menyre qe t’i realizoj qellimet e mia”
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus