Kyresore » 2012 » Korrik » 24 » Inzaghi tërhiqet nga futbolli, bëhet trajner
9:27 PM
Inzaghi tërhiqet nga futbolli, bëhet trajner
Filippo Inzaghi u tërhoq të martën nga futbolli i luajtur, duke pranuar ofertën e Milanit për t’u bërë trajner i skuadrës së të rinjve. Pas përfundimit të kontratës në fund të sezonit të shkuar, "Superpippo” vendosi që të mbetej në xhiron e merkatos, duke theksuar se ishte ende tepër i dashuruar pas futbollit për t’u tërhequr prej tij.Megjithatë, tashmë 38-vjeçar, me probleme të shumta fizike dhe pa një ofertë veçanërisht joshëse, golashënuesi vendosi që të varë "këpucët në gozhdë” dhe të pranojë ofertën për të mbetur brenda klubit të tij të zemrës.Lajmin e dorëzimit të skuadrës së të rinjve në dorë të Inzaghi e deklaroi në faqen e internetit të Milanit drejtori sportiv i kuqezinjve, Ariedo Braida. ”Inzaghi do të bëhet trajner. Tashmë kjo është e sigurt me 100%”, deklaroi ai.Përpara se të vendoste për tërheqjen, Inzaghi kishte pasur propozime për të luajtur në Serinë B të futbollit italian, në SHBA apo në klubin e Granadës, në Spanjë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus