Kyresore » 2012 » Prill » 20 » Ish-lojtarët e Shalkes kundër Raul
6:00 PM
Ish-lojtarët e Shalkes kundër Raul
Legjendat e klubit të Shalkes, Olaf Ton dhe Ingo Anderbruge, kanë kritikuar vendimin e drejtuesve për të tërhequr fanellën me numrin 7 në respekt të Raul "për një periudhë të pacaktuar”.Vendimi u mor pasi spanjolli deklaroi se nuk do të rinovonte kontratën e tij dhe kjo ishte një mënyrë për të nderuar kontributin që i dha ai skuadrës gjermane. Por Olaf Ton thotë se pavarësisht respektit për Raul dhe karrierën e tij, ai nuk meriton një nderim të tillë nga kjo skuadër."Raul ka fituar një vend në zemrat e tifozëve gjatë dy viteve të fundit. Por emrat që janë gjithmonë në zemrat e tifozëve mendoj se janë Ernst Kuzora, Stan Libuda, Klaus Fishtel dhe Klaus Fisher. Ndoshta jam pak tradicional por ka lojtarë me rrënjë te Shalke që cilësohen si idhuj dhe nuk mund të krahasohen me dy vitet e Raul te ky klub”.Njëlloj është edhe mendimi i Anderbruge, i cili beson se ka lojtarë të tjerë që e meritojnë më shumë këtë nderim."Së pari dua t’i jap meritat Raul për atë që ka bërë te Shalke, pasi askush nuk mendonte se do të luante në një nivel kaq të lartë pasi u largua nga Real Madrid. Por ai ka qëndruar shumë pak kohë për të merituar tërheqjen e fanellës në nderim të tij. Kur mendoj për numrin 7, më vjen ndër mend Rudiger Abramzçik. Nëse do të ishte tërhequr fanella për të, atëherë Raul nuk do ta vishte kurrë numrin 7 te Shalke”, tha ai.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus